Zvicra nuk do të pranojë më emigrantë nga Italia dhe Greqia

Qeveria e Zvicrës ka thënë se nuk do të pranojë më refugjatë nga Italia dhe Greqia si pjesë e programit të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e emigrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretariati zviceran i migracionit (SEM) bën të ditur se qeveria nuk ka plane për kthimin e migrantëve në kohën e duhur.

Gazeta “SonntagdBlick” thotë se qeveria zvicerane tre vite më parë ka paralajmëruar se do të pranohen 1.500 emigrantë nga Italia dhe Greqia brenda planit të shpërndarjes së BE-së.

Ky plan i qeverisë zvicerane u zbatua dhe 902 migrantë nga Italia dhe 579 nga Greqia u akomoduan.

Anëtari i Komisionit Evropian përgjegjës për çështjet e migracionit, Dimitris Avramopoulos, i kërkoi qeverisë zvicerane në fund të vitit të kaluar të pranojë një numër shtesë të emigrantëve brenda kapacitetit të tyre.

Qeveria zvicerane e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se ka përmbushur kriteret e planit të alokimit.

Italia dhe Greqia janë shtete në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe si të tilla ishin të parat që u goditën nga kriza e emigrantëve në vitin 2015.

BE-ja ka miratuar një plan për shpërndarjen e emigrantëve me kuota të detyrueshme, ashtu që vendet anëtare të tregojnë solidaritet dhe të shpërndajnë peshën e krizës. Plani hasi në kundërshtim të ashpër nga Hungaria, Sllovakia, Çekia dhe Rumania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button