TOP 10 FILMAT E VITIT 2017 sipas VIG SHPUZËS

Nëse jeni filmdashës zhanrovik, d.m.th. ju pëlqejnë vetëm ca zhanre filmike – kjo listë nuk është për ju; nëse jeni filmdashës nga ata që kur më pyetni për sugjerime filmash më thoni “dëni film akcion/triller be” – kjo listë nuk është për ju; nëse jeni filmdashës tifoz, d.m.th. bëni tifo për ndonjë regjisor/aktor që u pëlqen – kjo listë nuk është për ju (regjisorin tim të preferuar e kam vendosur pas një filmi të animuar!) Qarte tani!?. Nëse jeni adhurues të artit filmik, të arritjeve artistike në film, kombinimit të realizimit teknik, shpirtit, mesazhit, revoltës, dhe përjetimit transcendental në film – kjo listë do ketë kuptim për ju.

Atëherë, para së të fillojmë, do përmend filmat që për shumë pak nuk arritën të futen në këtë listë, ose ajo që në anglisht quhet “honourable mentions!”: Wind River, Heal the living, Mother, Three Billboards…, Dunkirk, Lady Bird, Baby Driver, Coco, Good Time, The Square, etj. Jam i sigurt që kam harruar ndonjë!

  1. I, DANIEL BLAKE

Artin e revoltës politike dhe sociale në film e pandeha për të vdekur në epokën e Trumpit, por është gjallë, mezi, dhe jeton në formën e Daniel Blake me shokë e shoqe.

https://www.youtube.com/watch?v=vFc4DM6yHcM

Shkruan: Vigan Halimi

  1. THE FLORIDA PROJECT

Ky film është një kryevepër e bërë për inat adhuruesve të filmave me superheronj, fantashkencë, “mainstream”, aksion, eksplozive, pau, boom, vroom, blla, etj. The Florida Project është film i hollësive të paraqitura me heshtues revoleje, por që vrasin gjithsesi! Për një sqarim edhe me të mirë të kësaj mrekullie në thjeshtësi, ndiqni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=rXbKeHAoA84

  1. BAR BAHAR (IN BETWEEN)

Tre gra palestineze hynë në bar… jo, kjo nuk është një batutë, ky është një film për të cilin bota ka patur nevojë dhe ka. Një tablo e jetës në Lindjen e Mesme të cilën lajmet dhe propaganduesit religjioz kurrë nuk e shfaqin, e që është jeta e një individi me gjithë sfidat dhe zemërthyerjet me të cilat përballet për çdo ditë, sidomos vajzat/gratë. Nëse një film do kishte duar, këtij filmi do ia kisha puthur.

https://www.youtube.com/watch?v=fPiVZj8Mm7o

  1. LOGAN

Çmimet Oscars kurrë s’kanë patur koqe të nominojnë një film me superheronj për film më të mirë të vitit! Unë kam. Deal with it.

https://www.youtube.com/watch?v=DekuSxJgpbY

  1. I, TONYA

Filmi ku Margot Robbie përfundimisht shfaqi atë për të cilën ishte e lindur të shfaq – talentin e saj si aktorja më e mirë e gjeneratës së saj. Në duart e një regjisori më të mirë ky film do të përfundonte si një prej tre filmat më të mirë të vitit, dhe do shndërrohej në një film kult të tipit Fight Club, Fear and Loathing in Las Vegas, Pulp Fiction, dhe të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=OXZQ5DfSAAc

  1. GET OUT

Get Out i kapi të gjithë të papërgatitur, sidomos amerikanët e racës së bardhë. Revoltën dhe protestën që I, Daniel Blake i shfaq në mënyrë të drejtpërdrejtë, Get Out i shfaq me alegori të mbërthyer nën mantelin e zhanrit horror! Ndoshta filmi më inteligjent në këtë grup. Ndoshta!

https://www.youtube.com/watch?v=DzfpyUB60YY

  1. RAW

Filmi Raw trajton një temë të cilën edhe regjisorët më të mëdhenj e më me koqe as nuk do i ishin afruar. Por regjisorja Julia Ducournau nuk ka koqe, dhe ajo ia del mbanë. Ky film do të ngel me ju gjatë kohë, dhe ju do ta gjykoni ashpër gjatë gjithë kësaj kohe… por do ngel me ju!

https://www.youtube.com/watch?v=fHLJ7TH4ybw

  1. PHANTOM THREAD

Para se t’ua arsyetoj pozitën e tretë në këtë listë, më duhet ta pranoj publikisht (edhepse shumica e dinë) që unë jam një adhurues i madh i filmave të regjisorit Paul Thomas Anderson, kam qenë që kur u shfaq filmi i tij i dytë Boogie Nights (1997). Për mua është regjisori më i mirë dhe më i pjekur nga të gjallët. Për hir te profesionalizmit dhe objektivizmit po mbrohem duke thënë që filmin e tij të fundit nuk e kam vendosur as në pozitën e parë e as në të dytën. Çka doni më shumë! Gjithsesi, ky film kap një psikopati të hollë e specifike të lidhjeve dashurore që rrallë regjisor e skenarist ka guximin ta trajtoj (shumica as që mund ta evidentojnë). Phantom Thread njëherit ka dhe kolonën zanore më të bukur të vitit nga gitaristi i Radiohead. As mos gaboni t’më korrigjoni me “kitaristi” se ju bëj bllok në FB për sapo çel e mbyll sytë!

https://www.youtube.com/watch?v=BiHhdnoo8bo

  1. THE RED TURTLE (edhe pse i përfunduar në vitin 2016, në SHBA dhe Angli u shfaq në fillim të vitit 2017)

Tani, për filmin The Red Turtle mund thjesht t’ju them që ky është një film të cilin e kam radhitur më lart se filmi i regjisorit tim të preferuar dhe kjo do mjaftonte. Përse më detyroni të flas më shumë!? Në rregull, po vazhdoj me korrektësinë time duke shtuar që Breshka e Kuqe është një antitezë e gjithë ekzistencës tonë në epokën e internetit. Ky film është një meditim ekzistencial që do ju shëroj. Nuk ekzagjeroj! Pasi ta keni parë këtë film, ju do jeni një njeri më i shëndoshë mendërisht. Për falënderim, mund t’më qerasni një birrë të importuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Sw7BggqBpTk

  1. BLADE RUNNER 2049

Tung:

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/546301229039436/

P.S. Lista mund të ndryshoj në rast se del ndonjë film i bukur që kam huq gjatë vitit, dhe me siguri kam huq ndonjë.

Tani që i hoqa qafe filmat e vitit, e dini cili është filmi i vitit 2017 për të cilin vazhdoj të mendoj e t’më shfaqet ne kujtesë çdo tre, katër ditë që kur e kam parë!? A Ghost Story.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP