Mbreti i pop-muzikës si muzë e përhershme

“Arieli i getos”, e kishte quajtur shkrimtari Hilton Als. Ishte krahasuar me përbindëshin e Bodlerit dhe Frankenshtajnin: e luajti përbindëshin në “Wiz” dhe u transformua në zombie në videoklipin e këngës “Thriller”.

Ai ishte si superyll, edhe enigmë globale, që mori lëvdata gjithandej, duke u shndërruar më pastaj në të keqin, shkruan Koha Ditore.

Michael Jackson, tani temë e një ekspozite të madhe e befasuese në Galerinë e Porteteve në Londër, dëshmohet të jetë figurë jashtëzakonisht inspiruese për artistë që e mbajtën në kokë, sikurse edhe në artin e tyre, e shpeshherë edhe në zemrat e tyre.

Për mua Jackson, në masën më të madhe, kaloi si një lloj muzike në sfond. Videot që vinin e shkonin në ekran, sikurse edhe kronikat e lajmeve e pamjet televizive, u bënë gjithnjë e më mozaikë e alarmuese, dhe ajo që më interesoi mua u bë skandal seksual. Dhe vazhdimisht, Jackson vazhdoi të ishte prezent në vende që as nuk prisja ta gjeja. Përgjegjësi në vendin ku pastroja e thaja rrobat në rrugën “Hackney” vishej sikur ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button