Qeveria ka nisur fushatën për referendumin e emrit – Maqedonia Veriore

Qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet rrjeteve sociale ka nisur fushatën për referendumin e emrit Maqedonia Veriore, që erdhi si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prespë, ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Nëpërmjet fotografive, Qeveria në vazhdimësi është duke i njoftuar qytetarët se duhet të votojnë “për” në referendumin i cili zyrtarisht ende nuk ka nisur, megjithëse paralajmërimet janë se do të mbahet në fund të shtatorit të këtij viti.

Dje, në faqen e fejsbukut të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev është publikuar fotografi, ku i njëjti shihet duke u përqafuar me Jens Stoltenberg.

Fotografia mbante mbishkrimin: “Karrigia për Maqedoninë është vendosur, ka mbetur përmbushja e detyrave të shtëpisë – PËR lidhje me shtetet anëtare të NATO-s”.

Sot është publikuar fotografi, ku Zaev gjendet në Monumentin e Ilindenit në Krushevë, dhe mban mbishkrimin:

“Gjuha dhe kombi maqedonas – të mbrojtura dhe të përforcuara, njëherë e përgjithmonë, në shtëpi dhe jashtë. Identiteti maqedonas, “erga omnes”.

Gjuha maqedonase është vërtetuar – identiteti është ruajtur. Maqedonas, maqedon, maqedone, maqedonase. Si në shtëpi, ashtu edhe jashtë.

Gjuhë zyrtare e shtetit tonë është “gjuha maqedonase”, e cila është e përthyeshme në të gjitha gjuhët e shtetit. Gjuha do të shfrytëzohet lirshëm gjithandej, në OKB, në NATO, BE, në të gjitha institucionet, aktivitetet dhe ngjarjet zyrtare”, shkruan më tej Zaev, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi deklaroi se nëse sipas paralajmërimeve, referendumi për emrin Maqedonia Veriore mbahet në fund të shtatorit, atëherë caktimi i datës zyrtare do të bëhet në fund të muajit korrik.

Ndryshe, epilogu i referendumin për çështjen e emrit apo Marrëveshjen me Greqinë, gjegjësisht për ndryshimin e emrit kushteutes të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të jetë kyç për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Epilogu i referendumit do të jetë vendimtar, nëse Maqedonia do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019-të, dhe a do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar e nënshkruan ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të dielën në Prespë.

Zaev: Do të jap dorëheqje nëse nuk ka sukses referendumi për çështjen e emrit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button