Dilema, Turqia drejt Lindjes apo Perëndimit

Qё nga shpёrbёrja e Perandorisё Osmane dhe themelimi i republikёs sekulare tё Turqisё nga arkitekti dhe themeluesi Mustafa Qemal Ataturk, figura mё me karizёm dhe personalitet i dytё pas Ataturkut nё historinё afёr 100 vjeçare tё Turqisё mbetet presidenti Taip Erdogan. Nga fillimi i vitit 1946 kur filloi pluralizёm politik dhe sistemi shumё partiak, ku AKP mbeti parti mё e gjatё nё pushtet dhe mё me influencё nё popull. Pioneri i reformave tё para nё fillim ishte presidenti Turgut Ozal. Nga viti 2002 partia AKP me nё krye liderin e saj Taip Erdogan fituan zgjedhjet dhe fillojё shkёputja nga elita sekulare hibride nga burokratёt e Stambollit dhe gjeneralёt ushtarakё. Qeveria e re me liderin e saj fillojё reformat, establishment, diskursin politik, reformat ekonomike liberale dhe legjislacionin. Industrialistёt gjigandё me nofkёn ‘Tigrat e Anadollit’ bёnё bum ekonomik nё Turqi dhe gjithё rajonin me ndihmёn dhe rrugёn qё hapi qeveria e Erdoganit. Erdogan lider pragmatik dhe liberal fillojё europianizimin e Turqisё pёr anёtarsimin nё BE. Bota perёndimore dhe kancelarёt europianё ardhjen e Erdoganit e shihnin si njё lider islamist tё moderuar, me hapjen e Turqisё, pёrmirёsimin e tё drejtave tё njeriut, pёrmirёsimin e statutit dhe tё drejtave tё kurdёve.

Periudha e artё prej fillimit tё vitit 2002-2012

Demokracisё konsensuale sidomos transformimit politik tё mediumeve dhe shtypit, Taip Erdogan njё lider islamist tregoi se, islami nuk ёshtё kundёrshtar dhe armik i demokracisё. Duhej dhe liderёt nё Lindjen e Mesme tё ndiqnin doktrinёn e liderit islamist Taip Erdogan. Pas vitit 2012 fillojё rrёshqitja dhe kthesa. Tigrat e Anadollit vitet e fundit haptazi filluan kritikat pёr politikёn ekonomike aktuale, inflacionin dhe kursin jo stabil tё monedhёs. Fillimi i krizёs ekonomike ka sjellё pasiguri nё treg dhe shumё sipёrmarrje. Ekspertёt ekonomikё kanё frikё dhe janё skeptikё se mos ndodh kolapsi ekonomik si nё periudhёn 2001. Shumё analistё dhe studiues para zgjedhjeve mendonin qё imazhi dhe reputacioni i Erdoganit ishte nё rёnie. Por siç pamё Taip Erdogan ishte triumfues, doli fitues absolut nё zgjedhjet e sё dielёs javёn e kaluar. Taip Erdogan ёshtё kritikuar nga opozita, kundёrshtarёt e tij politik, nga Perёndimi pёr burgosjen e kundёrshtarёve aktivistё politik si dhe pёr burgosjen e shumё gazetarёve, intelektualёve me vizion liberal dhe pro perёndimor. Erdogani ёshtё kritikuar pёr keqёsimin dhe zbehjen e politikёs sё jashtme me aleatёt tradicional SHBA dhe BE sidomos me Gjermaninё, ku jetojnё dhe punojnё mё se 3 milion turq. Sot Turqia ёshtё shumё larg Europёs. Erdogan sipas shtypit perёndimor konsiderohet si njё lider demokrat liberal ku nё fund ёshtё shndёrruar nё lider autokrat dhe populist. Erdogan mё sё shumti ka pasur pёrkrahje tё pakontestueshme nga tradicionalistёt puro populistё anti Qemalist. Opozita dhe kundёrshtarёt politikё e akuzojnё Erdoganin se motoja e tij  qё pёrdor para popullit ёshtё: votoni pёr Turqinё demokratike, ju votoni unё do tё fitoj. Njё studiues i Lindjes dhe kremnolog shkruan, dy shtete ish perandorake nuk kanё evoluar dhe nuk janё transformuar nё shoqёri liberale demokratike. Ata janё tё brumosur siç ёshtё populli ashtu janё liderёt ku shumica e popullit i zgjedh dhe i pёrkrah kёta liderё. Putin dhe Erdogan kanё ambicie dhe konspiracion pёr rikthimin e ish perandorisё, shkruan ky studiues dhe njohёs i kёtyre dy shteteve.

“Rexhep Taip Erdogan heroi dhe idoli nё botёn islame”

Erdogan ёshtё i vetmi lider nga bota islame qё ka arritur famё dhe reputacion. Ai nёpёr sallonet e kryeqyteteve arabe dhe muslimane ёshtё si nё Stamboll dhe Ankara. I vetmi lider qё ka patur guximin tё kritikojё ashpёr Perёndimin, SHBA-nё pёr kaosin dhe luftёrat nё Lindjen e Mesme. Pas replikёs dhe kritikёs sё ashpёr nё Asamblenё e Kombeve tё bashkuara qё i bёnё presidentit tё Izraelit Shimon Peres, u bё hero dhe lideri mё i admiruar nё botёn islame. Ai u prit si hero nё aeroportet e shteteve muslimane dhe arabe. Presidenti i Turqisё Erdogan ka imazh dhe simpatizues nga shumica e popujve musliman  boshnjak dhe shqiptar nё Ballkan. Fitorja e Erdoganit u prit me entuziazёm dhe manifestime nё Shkup, Prizren, Novi Pazar dhe nё Bosnje. Nё Maqedoni dhe Kosovё mё sё shumti presidenti Erdogan tek minoriteti turk dhe pjesa urbane shqiptare ka simpatizues dhe admirues. Maqedonia dhe Kosova janё tё lidhura tradicionalisht mё Turqinё. Pёr Perandorinё Osmane kanё qenё zemra dhe xhevahiri i vilajeteve ku ka pasur institucionet kryesore dhe Akademinё Ushtarake. Erdogan para ca viteve nё njё turne nё ish vilajetet e Perandorisё Osmane qё bёri,  pasi kishte falur namazin e ditёs sё premte para masёs tha: ajo qё u dhemb dhe u shpon juve dhe neve vёllezёrve na dhemb dhe na shpon!. Pas shpёrbёrjes sё Perandorisё Osmane, Turqia doli e ndryshkur dhe e dobёt. Po tё vazhdonte tё ishte fuqi nё rajon, siç ishin Franca, Anglia dhe Rusia nuk do tё ndodhnin tragjedi, vrasje, masakra si dhe nё fund nuk do tё ndodhte lufta nё Bosnje dhe Kosovё. Erdogan ka jetuar dhe ёshtё rritur me klasёn punёtore. Ёshtё me origjinё Laze Karadenizli. I edukuar si islamist sunit konservator, ka jetuar nё paralagjet e Stambollit me shqiptarё dhe boshnjakё. Ai thotё se jam i lidhur shpirtёrisht dhe jam rritur sё bashku me shqiptarёt dhe boshnjakёt. Njё kolumnist boshnjak, shkruan nё njё portal, se ёshtё pёr tu habitur me ne ballkanasit. Dy liderёt autokrat dhe populist Putin dhe Erdogan, janё bёrё idol dhe kult. Shembull: nё shumё familje serbe tё Bosnjes ёshtё varur portreti dhe fotografia e Putinit, si e Titos nё ish Jugosllavi. Disa fshatra banorёt i kanё emёruar Putinovo selo (fshati Putin). Po ashtu dhe tek boshnjakёt dhe shqiptarёt por jo shumё ekstrem si tek serbёt. Paradoksi dhe absurdi ёshtё se edhe pse janё admirues tё flaktё tё dy liderve,  ata po ti lejonin, do tё shkonin  tё gjithё nё shtetet perёndimore dhe nuk do tё shkonin nё Rusi dhe Turqi pёr tё punuar dhe jetuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button