Han nesër për vizitë në Beograd

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han nesër do të qëndrojë për vizitë njëditore në Beograd, kumtoi Qeveria serbe.

Siç raportoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, ai do të realizojë takime me presidentin Aleksandër Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministren për Eurointegrime Jadranka Joksimoviq.

Media bëjnë të ditur se Han në Beograd do të nënshkruajë marrëveshje për ndihmë financiare në kuadër të fondeve të parainkuadruese (IPA) për vitin 2017, në vlerë prej 42 milion eurosh.

Sipas mediave, pritet që eurokomisari autoriteteve serbe t’ua përsërisë rekomandimet e BE-së se “Serbia ka perspektivë evropiane  të fuqishme dhe reale”, por edhe se “shpejtësia e përparimit të Serbisë në bisedimet për anëtarësim varet nga përparimi në sferën e sundimit të së drejtës dhe normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button