Jastëku i lagur nga pështyma gjatë natës, ja çfarë duhet të dini!

Ndodh shpesh herë që të ndjehemi se po lagemi me pështymën që del nga goja gjatë gjumit dhe në mëngjes zgjohemi me jastëkun e lagur. Ky është një proçes që ndodh në çdo moshë dhe shpesh mund të jetë I turpshëm dhe I bezdisshëm.

Një gjest tërësisht I pandërgjegjshëm por ajo që duhet të dimë është se kjo është një shenjë pozitive e trupit, pasi tregon se pushojmë mirë. Një person i cili ka pështymë gjatë gjumit është një person që ka një fazë të ndërprerë të REM dhe për rrjedhojë nuk ka probleme me gjumin. Por e kundërta ndodh me ata që kanë një gjumë të lehtë dhe të shqetësuar, nuk do e kalojnë kurrë këtë fenomen.

Ky fenomen konsiston në një mosfunksionim të koordinimit të mekanizmit të gëlltitjes, që shkakton akumulimin e pështymës së tepruar në gojë. Gjithsesi, duhet të përmendim se ky gjest tërësisht normal mund të ndodhë edhe kur ka probleme shëndetësore siç janë:

– Kariesi dentar

-Kontroll i dobët i muskujve të fytyrës

-Problemet neurologjike

Është gjithmonë një ide e mirë për ta paraqitur këtë çrregullim tek mjeku juaj, i cili do t’ju tregojë nëse është faktor krejtësisht i padëmshëm, siç u përmend më sipër, apo fsheh një problem shëndetësor./ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button