Hospitalizohen 110 persona në Afganistan pasi konsumuan ujë nga lumi

Të paktën 110 persona janë shtruar në spital pasi kishin konsumuar ujë nga shtrati i lumit në provincën veriore Parwan të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i spitalit kryesor në Charakar, Abdul Khalil Farhangi sot deklaroi se nuk dihet shkaku se për çka janë sëmurë ata që kanë konsumuar ujë nga lumi. Simptomat e të prekurve manifestohen me vjellje dhe dhimbje koke.

Infrastruktura e Afganistanit është shkatërruar në luftën disa dekadashe, ndërsa shumë komunitete rurale nuk kanë qasje në energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Afganistani një kohë të gjatë është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë e cila pasqyrohet në një luftë të përhershme kundër ekstremistëve të lëvizjes militante talebane dhe organizatës terroriste DEASH, e cila pas fiaskos në Irak dhe Siri, ka intensifikuar aktivitetet në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button