Aksident rrugor në Indi, të paktën 48 të vdekur

Të paktën 44 persona e kanë humbur jetën në aksidentin rrugor që ndodhi në orët e mëngjesit të sotëm në veri të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autobusi është rrokullisur në një humnerë të thellë në kodrinat malore në shtetin federal Uttarakhand të Indisë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë me tërheqjen e të aksidentuarve, ndërsa në kushte mjaft të vështira për të vepruar janë tërhequr edhe trupat tjerë nga rrënojat e autobusit, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 48.

Zyrtarja për Menaxhim me Katastrofat, Deepesh Chander Kala për AA deklaroi se në autobus ndodheshin 60 udhëtarë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Ndaj keqardhjen më të thellë me familjet e viktimave. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Operacionet e shpëtimit janë në vijim dhe autoritetet kanë ofruar të gjitha ndihmat e mundshme në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Modi në llogarinë e tij në Twitter.

Uttarakhand, një shtet në himalaje, ka regjistruar 1591 aksidente rrugore në vitin 2016, tregojnë të dhënat e Ministrisë indiane të Trafikut rrugor të publikuar në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button