Gjysmën e popullatës së Maqedonisë e gjen në Facebook

Në Maqedoni internetin e përdorin 1,583,315 njerëz ose 75.9 për qind të popullsisë, ndërsa një milion (48 për qind) janë të lidhur në rrjetin social Facebook, sipas faqes statistikore të specializuar “Internet World Stat” .

Në numrin e përdoruesve të internetit, krahasuar me fundin e tetorit të vitit të kaluar, ka një rritje prej 80,000 ndërsa nuk ka ndryshim në të dhënat për përdoruesit e Facebook.

Nga vendet e rajonit, më shumë se maqedonasit përdorin internetin në Kroaci (90.9 për qind), Bosnjë dhe Herzegovinë (80.7 për qind) dhe Slloveninë (79.9 për qind). Pas Maqedonisë, renditet Serbia (72.2 për qind), Greqia (70.1 për qind), Mali i Zi (69.9 për qind) dhe Bullgaria (66.3 për qind).

Në Evropë, internet përdorin 704 milionë njerëz dhe krahasuar me tetorin për dy milionë, numri i përdoruesve të Facebook është më i ulët, duke arritur në 341 milionë.

Rrjeti global online përdoret kryesisht në Islandë dhe Norvegji, ku pothuajse gjithë popullsia ose 99.2 për qind e përdorin internetin. Në këto dy vende ka 63.5 për qind përdorues të Facebook.

Të dhënat e “Internet World Stat” tregojnë se në botë ka 4.15 miliardë përdorues,që arriti në 3.88 miliardë në tetor të vitit të kaluar dhe 2.11 miliardë kanë një profil në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button