Kurz: Austria do të përdorë presidencën e BE-së për të krijuar “Evropën që mbron”

Kancelari austriak, Sebastian Kurz dekalroi sot se qeveria e tij do të përdorë presidencën e BE-së për ta bërë bllokun më të sigurt, duke shtuar se vendi i tij kërkon të jetë një ndërtues urash në BE dhe të reduktojnë tensionet brenda Europës.

Gjatë një fjalimi në një samiti në qytetin e Shladming për të shënuar çastin që vendi i tij merr presidencën e radhës më 1 korrik, Kurz deklaroi se qeveria e tij, gjatë periudhës gjashtëmujore, do të promovojë një “Europë që mbron”, transmeton Alsat M.

Kjo presidencë do t’i mundësojë qeverisë Austriake, të përbërë nga një kolaicion që përfshin ekstremin e djathtë FPO, mundësinë për të përcaktuar axhendën e saj ndërkohë që blloku po përballet me probleme në lidhje me fluksin e migrantëve dhe menaxhimin e kufijëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button