Avokatja e Jane Çentos: Polici i angazhuar ka gënjyer për vendndodhjen e Çentos, dëshmoi edhe kontrolli i brendshëm!
Një shërbyes policor ka dhënë të dhëna të rrejshme për vendndodhjen e Jane Çentos, një nga të dyshuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar dhe për atë shkak Çento nga shtëpia e tij është dërguar në burgun e Shutkës, tha avokatja e tij Valentina Todorovska, shkruan TV Alfa, transmeton Portalb.mk.
Sipas saj, Jane Çento nuk e ka lëshuar shtëpinë e tij gjatë kohës së paraburgimit, konfirmuan edhe nga kontrollit i sektorit të brendshëm.
Mbrojtja shpreson se dëshmitë e reja do të merren parasysh nga ana e Gjykatës dhe se Jane Çentos do t’i përcaktohet masë më e butë, do të dëshmohet se i akuzuari nuk ka pasur për qëllim të ikë, bëjnë të ditur nga “ TV Alfa”.