Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut

Ushtria turke ka kryer sulme ajrore në rajonin Avasin Basyan, që gjendet në veri të Irakut.

Përmes një postimi në Twitter, autoritetet turke kanë njoftuar se nga këto sulme janë vrarë katër militantë kurdë.

Turqia kohët e fundit ka intensifikuar sulmet ajrore kundër bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në veri të Irakut, veçanërisht në malet Qandil, ku ka prezencë të shtuar të kurdëve.

Ankaraja ka thënë se në Qadil mund të nisë edhe ofensivë në terren, ku besohet se gjenden anëtarë të lartë të PPK-së.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe që tri dekada vazhdon kryengritjen e saj në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button