Vera e kuqe dhe ndikimi i saj tek jetëgjatësia

Studiuesit kanë konfirmuar se një element përbërës që gjendet tek vera e kuqe, lufton pasojat e dëmshme të plakjes dhe mund të ndikojë tek zgjatja e jetës, duke pakësuar sëmundjet që shoqërojnë plakjen. Ata thonë se ky studim dhe zbulime të tjera të kësaj fushe mund të çojnë në vitet e ardhshme, në zbulimin e një ilaçi kundër plakjes. 

Resveratroli, një molekulë e vogël që gjendet tek vera e kuqe ka treguar se tek eksperimentet e kryera me mizat dhe krimbat, ka rritur ndjeshëm jetën e tyre, duke kufizuar sëmundjet, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës. Studjuesit thonë se resveratroli ndikon pozitivisht tek speciet e ndryshme, duke shtuar aktivitetin e mitochondrias, që luajnë rolin e fabrikave të energjisë tek qelizat e njeriut.

Tani shkencëtarët për herë të pare kanë krijuar një model për minjtë, që mund të çojë në të ardhmen në prodhimin e një ilaçi kundër plakjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button