“Mjeku popullor” mashtron të sëmurët të prekur me kancer

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka konstatuar një sërë parregullsish në punën e personit me inicialet N.P nga Resnja, i cili për një periudhë të gjatë kohore ka trajtuar pacientë me kancer të lëkurës dhe probleme të tjera dermatologjike, me një ilaç të cilin ai vetë e ka përgatitur, njofton Alsat M.

N.P veprimtarinë e tij e ka zbatuar në hapësirat e ambulancës “Natura Medika” në fshatin Xhepçishtë të Tetovës ku çdo të diel nga ora nëntë e mëngjesit deri në orën 15:00. Për një trajtim pacientët kanë paguar nga 500 denarë, ndërkaq iu është rekomanduar që të trajtohen dy herë në ditë.

Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike thotë se një numër i konsiderueshëm i pacientëve të cilët janë trajtuar nga kjo metodë kanë shkuar në Klinikën të cilën ajo e drejton me dëmtime të rënda dhe komplikime shëndetësore.

Nga Kirurgjia Plastike thonë se pas analizave që iu janë bërë pacientëve është vërtetuar se ata kanë djegie kimike në lëkurë, dhe se një gjë e tillë ka vështirësuar në masë të madhe procesin e shërimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button