Valon Berisha kryen me sukses vizitat mjekësore te Lazio (VIDEO)

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha aktualisht po qëndron në Romë.

Reprezentuesi i Kosovës ka kryer me sukses vizitat mjekësore te skuadra e famshme italiane Lazio.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Lazios në Twitter që kanë publikuar edhe pamje nga vizitat mjekësore të Berishës.

Zyrtarizimi i Berishes ta Lazio është çështje orësh dhe një gjë e tillë mund të ndodh brenda ditës së sotme.

Berisha ka shkëlqyer me Red Bull Salburgun si në kampionatin austriak ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Lazios transferimi i Berishës pritet t’i kushtojë tetë milionë euro.

Përveç Valon Berishës, ditë më parë Lazio ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin shqiptar Riza Durmishi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button