Tortë e valle me këngë shqipe, atmosfera e zjarrtë festive në dasmën e Afërdita Dreshajt

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, dhe hokeisti i njohur çek, Jakub Kindl, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private në Miami të Floridas, transmeton Telegrafi.

Menjëherë në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të çiftit pas martesës, ku Dreshaj dukej mjaft vezulluese në fustanin e bardhë të nusërisë. Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ishte njëra ndër të pranishmet në këtë dasmë, madje ajo ishte edhe një nga shoqërueset e nuses. Në rrjetin social Instagram, Berberi ka ndarë me ndjekësit e saj momentet fantastike nga dasma e mikeshës së saj.

Fillimisht, duket se dasmorët kanë kërcyer nën ritmet latine dhe të disa këngëve më të pëlqyera të shekullit.

Më pas, ka ardhur momenti i prerjes së tortës, moment ky të cilin çifti e kanë kaluar mes buzëqeshjes dhe shakave me njëri-tjetrin.

Dukej e shkëlqyer në vellon e bardhë, por Afërdita Dreshaj nuk nguroi të veshë edhe një fustan të zi më vonë, e krejt kjo u bë për të ekzekutuar një nga vallëzimet e mbrëmjes, për të cilin ajo veshje ishte e përshtatshme.

Dhe momenti më i bukur i mbrëmjes duket të ketë qenë ai kur në sallë është lëshuar “Vallja e Rugovës”, dhe të gjithë dasmorët kanë filluar të kërcejnë nën ritmet e këngës shqipe.

Edhe bashkëshorti i Dreshajt, i cili nuk është shqiptar, duket të jetë munduar që sa më mirë t’i hedhi hapat dhe ta shijojë këtë vallëzim

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP