Rita publikon video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Girls”, vështirësitë dhe kënaqësitë e klipit me koleget

Këngëtarja Rita Ora, Bebe Rexha, Charli XCX dhe Cardi B, publikuan javë më parë këngën e tyre të re “Girls”.

Kjo këngë e publikuar para tre javësh, numëron tani mbi 28 milionë klikime në kanalin YouTube, transmeton Telegrafi.

Për realizimin e saj janë kujdesur një staf gjigant, e aq më shumë për klipin, i cili bëhet më i vështirë kur ke katër persona që interpretojnë.

Ka qenë këngëtarja shqiptare ajo e cila ka vendosur të publikojë së fundmi një video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Girls”.

Ajo ka treguar vështirësitë në të cilat ka hasur gjatë realizimit, por njëherësh edhe kënaqësitë për faktin se ka xhiruar pranë kolegeve.

Ky ishte bashkëpunimi i parë mes dy artisteve shqiptare me famë ndërkombëtare: Rita Ora dhe Bebe Rexha.

 Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Dy këngëtaret në fjalë kanë treguar se ruajnë një raport shumë të mira me njëra-tjetrën, dhe gjenden shpesh së bashku në evente dhe spektakle të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button