Deskoska-Saiti: Shoqata e gjykatësve do të jetë partnere në zbatimin e reformave në jurisprudencë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot realizoi takim pune me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhemail Saiti.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, përmirësimin e statusit të gjykatësve dhe sigurimin e pavarësisë në gjyqësi, reformimin e sistemit për vlerësim dhe evoluim të punës së gjykatësve dhe efikasitetit të procedurave gjyqësore.

Deskoska shprehu angazhim për vazhdimin e bashkëpunimit me Shoqatën e gjykatësve dhe potencoi se marrëdhënia partnere do të vazhdojë edhe në zbatimin e reformave në jurisprudencë.

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për përmirësimin e efikasitetit të gjykatave administrative dhe Prokurorisë Publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button