Aksident mes katër veturave në Tetovë, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona të lënduar dhe dëme materiale prej rreth 200 mijë denarësh janë pasoja në një aksident rrugor i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 23 e 20 minuta në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, raporton SPB Tetovë.

Sipas informacioneve të policisë, dy nga veturat kanë qenë në lëvizje, ndërsa dy kanë qenë të parkuara. Janë përplasur “Mercedes” me targa të Shkupit të cilin patentë shoferi  e ka drejtuar H.S (24) nga Reçica e Vogël dhe “Pasat” me targa nga Gostivari i drejtuar nga N.S (35) nga Gostivari, ndërsa më pas janë dëmtuar edhe dy vetura të parkuara me targa nga Tetova “Landrover” dhe “Reno tvingo”.

Në aksifent, shoferi i “Pasat” H.S dhe një bashkudhëtar nga e njëjta veturë, si dhe shoferi i “Mercedes” H.S dhe tre bashkudhëtarët e tij kanë pësuar lëndime trupore dhe me ambulancë janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës për t’ju ofruar ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer inspektim të plotë dhe punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit ku gjithsej dëmi material është vlerësuar me 200 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button