Bujar Osmani: Më 17 korrik Han vjen në Shkup, fillon procesi i “skriningut”

Pas disa dekadave pritje, tashmë kemi datë për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Më 17 korrik eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han paralajmëroi se vjen në Shkup dhe atëherë formalisht edhe do ta fillojmë skriningun (analizë e thellë nga BE, sa i plotëson Maqedonia kushtet), që është parakusht për hapjen e bisedimeve, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistë nga Brukseli për emisionin “Top tema në anën tuaj” të TV “Telma”, shkruan agjencia shtetrore MIA.

“Kjo është ngjarje e madhe dhe vendim historik. Vetë raporti i Komisionit Evropian tregoi se Maqedonia, nëse krahasohet me Malin e Zi dhe me Serbinë ose është para ose së bashku në pjesën e harmonizimit të legjislaturës. Ne edhe deri tani, edhe pse nuk kishim proces të bisedimeve, në simulim të brendshëm punuam si të kishim bisedime”, tha Osmani.

Theksoi se pjesa e parë e procesit të skriningut është skrining sqarues, në të cilin Republika e Maqedonisë i dëgjon pozicionet e Eurokomisionit, në lidhje me atë se çka duhet të bëjmë ne në procesin e bisedimeve, dhe për këtë të kthehemi prapa dhe kemi bërë analizë se ku jemi për momentin.

Osmani vlerësoi se skriningu sipas gjitha gjasave do të zgjasë disa javë, e ndoshta edhe disa muaj, sepse të gjitha grupet e punës nga të gjitha ministritë të cilat duhet të shkojnë në Bruksel, të dëgjojnë në mënyrë precize në hollësi se çka duhet të bëhet, pas çka do të bëhet vlerësim se ku jemi për momentin.

Në pyetjen nëse administrata është e gatshme ta mbajë ngarkesën e negociatave, Osmani tha se bisedimet janë operacion i shtrenjtë dhe i ndërlikuar, përmes së cilës kanë kaluar të gjitha shtetet, por se Maqedonia nuk hyn pa përvojë në këtë proces.

“Një gjë pozitive nga fakti që gjatë kohë kemi pritur fillim të bisedimeve, është që kemi krijuar përvojë të madhe si administratë në këtë proces të pritjes. Ajo që do të ndodh tani është revitalizim i të gjitha strukturave dhe kthim i entuziazmit”, tha Osmani.

Theksoi se SÇE do to jetë bartëse e procesit negociues dhe nga këtu është e qartë se kush do të jetë shef i ekipit negociues.

Lidhur me faktin se misioni i Maqedonisë në Bruksel numëron vetëm 11 anëtarë dhe se procesi i negociatave do të jetë i shtrenjtë, Osmani paralajmëroi se pas kthimit në Shkup do të bisedojë me ministrin e Financave që ta sqarojë se cilat janë nevojat për këtë operacion të ndërlikuar.

Osmani konsideron se do të ketë “po” në referendum, sepse sipas tij, qytetarët e dinë se atë ditë do ta përcaktojnë të ardhmen e këtij shteti.

“Ky entuziazëm shihet te të gjithë ne. Ne tashmë jemi në tryezë pranë më të fuqishmëve në BE dhe NATO. Qytetarët do të përcaktohen se dëshirojnë të jenë në tryezë, e jo në meny”, vlerësoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button