Ali Ahmeti: cilësia e ulët në arsim në Maqedoni është fatkeqësi

Ministria e Arsimit për disa mandate është udhëhequr nga kuadro të BDI-së por kjo parti në vazhdimësi distancohet nga përgjegjësia për cilësinë e arsimit në vend. Kreu i partisë Ali Ahmeti në “Rruga drejt” madje deklaroi se është fatkeqësi që anketat e nxjerrin vendin në pozita të palakmueshme sa i takon cilësisë së arsimit.

I pyetur për parregullësitë dhe shkeljet e publikuara së fundmi në institucionet e arsimit të lartë, Ahmeti ftoi ministrin dhe inspektoratin të bëjnë punën e tyre.

“Sigurisht që kjo është punë e ministrit. Ministri të shohë, me inspektoratet dhe me mekanizmat që i ka që nëse ka bërë dikush shkelje ligjore, për ato të shkelje të marrë vendimin e duhur nga autoritetet e Ministrisë së Arsimit. Unë nuk jam për t’u shkelur ligjet, nuk jam për t’u shkelë rregullat dhe rregulloret e universiteteve. Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pretendim për të bërë diktat mbi autoritete e arsimit. Ata kanë pasur dhe kanë autonominë e plotë që të punojnë komfor ligjeve dhe komfor kërkesave” deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button