Lançohet anija kozmike kargo e SpaceX në hapësirë

Prodhuesi amerikan i raketave dhe anijeve kozmike, SpaceX, dërgoi me raketën Falcon anijen kozmike kargo Dragon, e cila bart robot me inteligjencën artificiale dhe materiale të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin e bërë në faqen Twitter të SpaceX, thuhet se kapsula Dragon është nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Theksohet se në kapsulën e lançuar nga Baza Ajrore Cape Canaveral në shtetin amerikan Florida, ka ngarkesë prej rreth 2 mijë e 700 kilogramë, në të cilën gjendet një robot me inteligjencë artificiale e quajtur “Cimon”, rreth 20 mi dhe kafe.

Pritet që kargoja të arrijë në stacion të hënën.

NASA kryen punime shkencore me bashkëpunimin e Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës, Agjencisë japoneze për Eksplorimin e Hapësirës Ajrore, Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Agjencisë Hapësinore Kanadeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button