Manchester United rinovon marrëveshjen me Fellainin

Klubi futbollistik Manchester United, ka bërë të ditur se ka rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit me lojtarin belg Marouane Fellaini (30), duke nënshkruar një kontratë e cila zgjatet edhe për dy vjet tjera, me një mundësi edhe për një vit shtesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fellaini ka mbërritur në Old Trafford në vitin 2013, duke realizuar një transferim nga Evertoni, dhe që atëherë ka regjistruar 156 paraqitje në të cilat ka shënuar 20 gola.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj rrugëtimin tim si një lojtar i Manchester United. Këtë vendim e kam marrë nga fakti se jam i lumtur në klub. Ndihem si pjesë e ekipit nën  drejtim të Jose Mourinho. Ka akoma gjëra të cilat dëshiroj ti arrijë Fokusi im aktualisht është në KAmpionatin Botëror, por me padurim pres sezonin e ri të klubit”, tha Fellaini për faqen zyrtare të “Djajve të Kuq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button