Rreth gjysma e francezëve nuk dëshirojnë që vendet e BE-së të pranojnë refugjatë

Shumica e francezëve nuk janë të kënaqur me politikën që e bën qeveria e këtij vendi kur janë në pyetje refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazhit të Odoxa-Dentsu Consulting, 73 për qind e francezëve nuk janë të kënaqur me politikën e qeverisë e cila është e orientuar në zgjidhjen e krizës së refugjatëve dhe theksojnë se nuk kanë besim në Bashkimin Evropian (BE).

Theksohet se 51 për qind e francezëve janë kundër sanksioneve ekonomike për vendet anëtare që nuk dëshirojnë të pranojnë refugjatë.

Po ashtu, rreth 48 për qind e qytetarëve të Francës nuk dëshirojnë që vendet e BE-së të pranojnë refugjatë të cilët për arsye të ndryshme braktisin shtëpitë e tyre dhe nisen në “rrugën e shpëtimit”.

Rreth 60 për qind e francezëve konsiderojnë se vendi pranon më shumë refugjatë. Megjithatë, dhjetë për qind konsiderojnë se pranojë numër të pamjaftueshëm të refugjatëve nga vende të ndryshme të botës.

Për 54 për qind e qytetarëve të këtij vendi refugjatët e Sirisë dhe Irakut shkaktojnë shqetësim, ndërsa 48 për qind kanë simpati dhe bashkëndjenjë me to.

Në anketën, të zbatuar më 27 dhe 28 qershor, morën pjesë 968 persona të moshës mbi 18 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button