SHBA, Paneta sugjeron ndihmë për Pakistanin

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Paneta, tha se Uashingtoni duhet të vendos kushte për ndihmë për Pakistanin.

Duke folur në një seancë dëgjimore për buxhetin në Senatin amerikan, zoti Paneta theksoi se Uashingtoni nuk duhet të ndalojë ndihmën për Pakistanin, por duhet t`i shqyrtoj kushtet për dhënien e saj.

Ai tha se vendimi i Pakistanit për mbylljen e rrugëve tokësore për në Afganistan, po u shkakton më tepër shpenzime SHBA-së për dërgimin e furnizimeve në këtë vend. 

Lajme të ngjashme

Back to top button