Iraku ekzekuton 12 njerëz për vepra terroriste

Iraku ekzekutoi së paku 12 njerëz të dënuar për vepra terroriste.

Ministria e Drejtësisë tha se kryeministri Haider al-Abadi urdhëroi “zbatimin e menjëhershëm” të dënimeve me vdekje kundër terroristëve, transmeton REL. 

Ekzekutimet vijnë një ditë pasi trupat e tetë robërve, të mbajtur nga grupi militant Shteti Islamik, u gjetën në një rrugë në veri Bagdadit.

Abadi e ka shpallur fundin e operacioneve kundër Shtetit Islamik në dhjetor, por grupi xhihadist vazhdon të kryejë sulme të stilit gueril në disa pjesë të vendit.

Grupet e të drejtave të njeriut, megjithatë, kanë shprehur shqetësim për gjykimet e të dyshuarve të Shtetit Islamik dhe ekzekutimet masive.

Human Rights Watch ka thënë se nuk ka asnjë garanci që nuk përdoret tortura.

Së paku disa qindra njerëz, përfshrië të huaj, besohet se janë të dënuar me vdekje për shkak të veprave terroriste në Irak.

Qeveria e Irakut nuk e ka publikuar identitetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button