Basha: Meta të ndalojë grabitjen e Teatrit Kombëtar

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat për integrimin në BE as në 2019-ën nëse nuk lufton krimin, korrupsionin dhe nuk ndëshkon ministra e politikanë të lidhur me drogën.

“Pa larguar krimin, drogën dhe korrupsionin, shqiptarëve nuk do u hapen negociatat as në qershor 2019. Përgjegjësia është e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës, që sundon këtë perandori të krimit, që nuk ka një shtet së të drejtës, që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që kryeministri mbron politikanët e krimit dhe të korruptuarit, prandaj nuk do ketë hapje negociatash me Shqipërinë”.

Basha më pas shtoi se me këto para të krimit dhe drogës, Rama synon të ndërtojë kulla, siç ka bërë edhe më parë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Nëse më parë merrte 20% si kryetar bashkie, tani merr 50%, është skema e tij. Si opozitë, ne duhet patjetër të luftojmë që qeverisja të mos ketë ministra të Brendshëm të lidhur me krimin, asnjë të mos jetë mbi ligjin dhe asnjë politikani të mos i garantohet mbrojtje politike. Duhet të kemi kontroll e balancë pushteti, duhet Gjykatë Kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, e njëjta situatë do na presë edhe pas një viti me negociatat nëse gjërat nuk ndryshojnë. Kjo e bllokon integrimin evropian”.

Basha tha se opozita ka një plan veprimi: “Kemi plan të qartë për teatrin kombëtar. Do të kundërshtojmë këtë projekt grabitjeje. Edi Rama do të marrë 50% të milionave të drogës. Ne do ta kundërshtojmë në çdo instancë. Do i kërkojmë presidentit të mos bëhet pjesë e kësaj grabitje dhe ti vërë veto. Do i bëjmë presion ndërkombëtareve që ka një përgjegjësi që vendi është pa kushtetuese. Të bëjë gjithçka për ta ndaluar këtë grabitje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button