Kosova merr sot udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Kosova merr sot udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Udhërrëfyesi do t`i bëhet ministres së Integrimit të Kosovës Vlora Çitaku nga komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom. 

Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e vlerëson si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit. Në këtë aspekt, ajo ka thënë se Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave. “Do të punojmë pareshtur që qytetarëve tanë sa më shpejtë t`ju mundësojmë lirinë e lirë të lëvizjes në Zonën Shengen”, ka thënë ajo.

E pyetur përse ka thënë se Kosova nuk mundet t`i plotësojë dot të gjitha kushtet për marrëveshjen e stabilizim-asociimit, Çitaku shton se kur të përmbushen të gjitha kriteret evropiane, Kosova do të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropia”. “Fakti që ne nuk jemi vend anëtar nënkupton që kemi ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Çitaku.

Por dokumenti i shumëpritur nuk i jep fund tregimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së. Ky proces do të marrë ende kohë sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të emigrojnë ilegalisht në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button