Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim një delegacion nga Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka pritur në një takim kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës, Duda Balje, e cila qëndroi për vizitë pune në Kuvendin e Maqedonisë bashkë me anëtarët tjerë të Komisionit.

Kryeparlamentari Xhaferi, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij, theksoi se takimet në nivel parlamentar paraqesin bazë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, thuhet më tej, informoi anëtarët e Komisionit për aktivitetet e Kuvendit, për fokusin kryesor të ndryshimeve të dëshiruara në funksionimin e Kuvendit, ku theksohet se në funksionimin e vet duhet të jetë i pavarur në aspektin financiar, të sigurisë dhe në aspekt të ligjit të veçantë për shërbimin e Kuvendit, i cili sipas mënyrës së punës dallohet prej administratës tjetër.

Përveç kësaj, Xhaferi ka folur edhe për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në arritjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët, ku përveç nënshkrimit të Marrëveshjes me Bullgarinë, përmendi edhe arritjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për kontestin me emrin me Republikën e Greqisë dhe e gjithë kjo, sipas tij, në drejtim të përmbushjes së parakushteve të nevojshme për marrjen e ftesës për anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe NATO, që janë qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë që nga pavarësimi.

Deputetja nga Parlamenti i Kosovës, Dude Balje, shprehu dëshirën dhe shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensitet edhe më të madh, ndërsa Grupet e Miqësisë në të dy Parlamentet, të jenë bazë e mirë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, për këmbim dhe fitim të përvojave.

Delegacioni nga Kosova ka realizuar takime edhe me Komisionin e Përhershëm Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, dhe me gratë deputete pjesë e Klubit të Deputeteve në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button