Dy vjet e 10 muaj burg për sulmuesin e truprojës së Oliver Spasovskit

Gjykata Penale në Shkup e ka dënuar me burg prej 2 vjet e 10 muaj Petre Zhezhovskin nga Shkupi, pasi që e ka pranuar fajin për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Zhezhovski, në një video-incizim është parë se si e godit me grushta në kokë ish truprojën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Personi në fjalë është dënuar gjithashtu edhe për dhunë ndaj Spasovskit, Zaevit dhe anëtarëve tjerë të sigurimit dhe deputetëve.

Sipas aktvendimit, Zhezhovski, në ora 18:30 në mënyrë të dhunshme ka hyrë në Kuvend dhe përpara sallës për konferenca për shtyp, e ka kapur për fyti me dy duar, Vlladimir Stojkovin nga sigurimi kuvendor, duke i thënë: “Kë e fsheh ti, kë e mbron”. Më pas e ka larguar kolegu i Stojkovit, Veselin Kërstevski.

Me të hyrë në sallën për konferenca për shtyp, Zhezhovski ka qenë njëri ndër personat e parë që është drejtuar drejt Spasovksit dhe Zaevit. Ai e ka sulmuar sigurimin e Spasovskit, me grushta në kokë dhe trp, ndërkaq më pas ka marrë një shtyllë metalike dhe ka dashur ta godet Spasovskin. Goditjen e ka penguar Tasevski dhe këtu ia ka kthyer goditjen, tanimë të dënuarit Zhezhovski. Pastaj është drejtuar që ta godet Zaevin, por prapë është penguar nga sigurimi i Spasovskit. Ka bërtitur “tradhtar!”, i ka fyer ashpër, ka  shkaktuar pasiguri dhe rrezik, derisa në të njëjtën kohë janë sulmuar nga një grup tjetër i dhunuesve.

Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button