SHBA-ja e përshëndet vendimin e Këshillit të BE-së që Maqedonia t’i fillojë bisedimet hyrëse me BE-në

Stejt Departamenti i SHBA-së e përshëndet vendimin e Këshillit të BE-së që të propozojë plan për hapjen e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019 dhe edhe njëherë e konfirmon rëndësinë e arritjes së Marrëveshjes me Greqinë, njofton Portalb.mk.

Në kumtesë, Stejt Departamenti thekson se plani i BE-në varet nga progresi në fusha të caktuara.

“Vendimi i Këshillit i thekson përpjekjet e fuqishme të dy vendeve që i kanë bërë në impelemntimin e reformave për harmonizimin e ligjeve të tyre me standardet e BE-së”, thuhet në kumtesë.

Ata më tej shtojnë se si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA i ndihmon Qeverisë së Maqedonisë për sukses në integrimet e vendit në procesin euro-atlantik.

“Kjo përfshin sundimin e ligjit, përmirësimin e sundimit të përgjegjshëm, por edhe reformat në gjyqësor, shërbimet sekrete dhe administratën publike. Këto janë çyshtje të rëndësishme të cilat patjetër duhet që të zgjidhen pavarësisht procesit të hyrjes në BE”, thonë nga Stejt Departamenti.

SHBA, gjithashtu, e përshëndet “Marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas tyre, kjo marrëveshje e përforcon sigurinë rajonale, dhe e përforcon prosperitetin dhe ardhmërinë e përbashkët evropiane të dy vendeve.

“Kryeministrat Zaev dhe Cipras, demonstruan vizion dhe guxim në aspiratat për zgjidhje të përbashkët”, deklarojnë nga Stejt Departamenti.

Maqedonia mori datë të kushtëzuar për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button