Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për përmirësimin e efikasitetit të gjykatave administrative dhe Prokurorisë Publike

Sot në Ministrinë e Drejtësisë është nënshkruar memorandum për bashkëpunim në fushat e Prokurorisë Publike dhe Gjykatat Administrative  nga ana e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, ambasadorit të Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet si dhe nga përfaqësues të Këshillit të Prokurorëve Publik, Prokurorisë Publike të Maqedonisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, transmeton Portalb.mk.

“Krijimi i matricës së monitoringut të performancave të Prokurorisë Publike të Maqedonisë është qëllimi i nënshkrimit të memorandumit të parë në fushën e Prokurorisë Publike. Me këtë do të sigurohet mbështetje në sektorët kyç të sistemit juridik të Maqedonisë që do të mundësojë implementim të bashkëpunimit me Qendrën e Hulumtimeve juridike dhe analiza”, thuhet në njoftim

Memorandumi i dytë i nënshkruar në fushën e gjykatësve administrativ ka për qëllim të sigurojë mbështetje të gjykatësve administrativ ta implementojnë projektin “Përmirësimi i efikasitetit dhe efikasiteti i Gjykatës Administrative në Maqedonisë”.

Ministrja Deskoska e falënderoi ambasadorin Çarls Garet për bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin e tij për përkrahje të institucioneve në zhvillimin e integrimeve evropiane.

Ambasadori Çarls Garet theksoi:

“Gjyqësia dhe Prokuroria dhe pavarësia e tyre janë baza e një shoqërie demokratike. Puna e tyre ndikon në jetën e përditshme. Kush gjykatat dhe prokuroria punojnë në mënyrë të paanshme dhe në interes të qytetarëve, atëherë opinioni ka besim se respektohen të drejtat e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button