Konfiskohet një traktor marihuanë

Si rezultat i një aksioni në regjionin e Ferizajt, Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë 151 kilogramë drogë të lloj marihuanë. Me këtë rast është arrestuar një person dhe dyshohet që në këtë rast kanë qenë të involvuar edhe tre persona të tjerë për të cilët Policia është në ndjekje.

Ky aksion është realizuar në disa fshatra të Komunës së Ferizajt. Sipas Policisë, droga është konfiskuar në një traktor derisa në rimorkion e tij ka qenë marihuana e cila është gjetur e mbuluar me bari. Me këtë rast janë konfiskuar edhe dy revole.

Personi i arrestuar është me iniciale A.R. i lindur më 1976 dhe është shtetas i Kosovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button