Han dhe Mogerini deri te popullata e Maqedonisë: Marrëveshja me Greqinë na bëri krenarë neve evropianëve

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, me kolumnë deri te opinioni i Maqedonisë, të publikuar në gazetën “Slloboden Peçat”, porositin se dyert e BE-së janë të hapura dhe se nga reformat do të varet se sa shpejtë Maqedonia do t’i kyçet BE-së, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja historike mes Shkupit dhe Athinës na  bëri neve, evropianëve, krenarë. Ajo paraqet ndryshim strategjik për dy vendet dhe për tërë Evropën. Ajo tregon se madje edhe çështjet më të ndjeshme dhe kontestet historike mund të zgjidhen, me guxim dhe vizion. Ne të dy ishim të pranishëm në nënshkrimin solemn në Liqenin e Prespës. Atë që pamë atje edhe më shumë na e forcoi besimin në kontintentin i cili është i bashkuar dhe në paqe, me perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor, si motor i stabilitetit të rrethit tonë”, shkruhet në kolumnë.

Ata gjithashtu thonë se vendet – anëtare të BE-së pozitivisht i janë përgjigjur arritjeve dhe kanë konstatuar rrugën e qartë për hapjen e bisedimeve me Shkupin në qershor të vitit 2019-të.

“Ne menjëherë kemi filluar të punojmë për këtë, Komisioni Evropian ka filluar me përgatitjet për bisedimet hyrëse. Me padurim presim që të punojmë me ju dhe ju t’i përgjigjeni sfidës së radhës me të njëjtën vendosmëri, sikur edhe në të kaluarën e afërt. Jo aq larg, vendi ishte në krizë të thellë politike, por ju arritët që të njëjtën ta tejkaloni. Arritet progres në reforma kyçe – jo për shkak të Brukselit, por për shkak të qytetarëve të vendit. Arritët marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, duke vendosur dinamikë në bashkëpunimin në Evropën juglindore dhe duke i hapur rrugët për investime, vende të reja të punës dhe rritje. T gjithë këto hapa janë inspirim për rajonin”, shkruhet në kolumnë.

Kolumnën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button