“Tango” në regji të Elhame Kutllovcit, sot shfaqet premierë në Teatrin e Tetovës (VIDEO)

“Tango” – shfaqja kamertale në regji të Elhame Kutllovcit sot, e premte, me fillim prej ora 20:00, do të jepet premierë në Teatrin e Tetovës, njofton Portalb.mk.

Në autorësi të Sllavomir Mrozhek, dhe me assistencë të Elmir Sejfullai, mesazhet e shfaqjes “Tango”, te publiku do të përcillen me lojën e aktorëve: Ermal Çanga, Arsim Kaleci, Merita Limani Mustafa, Muzafer Etemi, Burhan Amiti, Ajete Rexhepoviq dhe Linda Shabani.

Për veshjen e aktorëve është përkujdesur Samka Ferri, ndërkaq për skenografinë Mentor Berisha.

“Tango” te artdashësit vjen nën tingujt e kompozuar nga Alzan Gashi dhe me koreografi të Agnes Nokshiqit.

“Tango” shfaqet edhe nesër, e shtunë, me fillim prej ora 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button