Tani për tani nuk do të ndërtohet autostrada Strugë-Trebenishtë

Premtim: Ndërtimi i autostradës së re Trebenishtë-Strugë, 7 km, 

Buxheti: 45 milion euro, BERZH

Në programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, në pjesën  “Transporti” është dhënë premtimi për ndërtimin e autostradës Stugë-Trebenishtë, të cilin e vlerësojmë si të parealizuar. 

Në janar të këtij viti (2018) Ministria për Transport dhe Lidhje vendosi që të ndalojë realizimin e projekteve për ndërtimin e rrugës ekspres Ohër – Peshtani dhe për autostradën Strugë – Trebenisht, pas kritikave serioze të thëna në raportin zyrtar të UNESKO-së.

Ndërtimi i rrugës Strugë-Trebenisht, ka qenë një prej projekteve kyçe infrastrukturore, të promovuara nga ana e BDI-së në platformën e tyre politike për zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas informacioneve të publikuara në mediume, kjo autostradë me gjatësi prej 8,5 km duhej që të ndërtohej deri në vitin 2020, ndërsa për ndërtimin e saj u parapanë 45 milion euro, të financuara nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH).

Përndryshe, ndërtimi i kësaj autostrade dhe e programit të qeverisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Të kujtojmë se me 15.05.2017  ministri i atëhershëm për Financa, Kiril Minoski informoi për ndërtimin e tre autostradave të rëndësishme, mes të cilave edhe autostradën Strugë-Trebenishtë.

Pas ndryshimit të qeverisë, më saktë disa muaj pas zgjedhjes së qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM, mjetet e parapara për këtë autostradë janë caktuar për rrugë të tjera. Në seancën e Qeverisë mbajtur me 31.10.2017 është prezantuar informacioni për kërkesën deri te Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim për caktim të mjeteve për ndërtimin e autostradës Strugë-Trebenisht prej 8,5 kilometrave. Sipas dokumentit, këto mjete duhet të caktohen për ndërtimin dhe rikonstruktimin e disa rrugëve në vend.

Me 17.01.2018 mediumet informuan se Ministria për Transport dhe Lidhje morri vendin që të ndalojë realizimin e projekteve për ndërtimin e rrugës ekspres Ohër-Peshtani për rrugën Strugë-Trebenisht. Sipas arsyetimit të Ministrisë:

Projektet janë stopuar dhe nuk do të vazhdojnë deri sa nuk hulumtohet ndikimi i këtyre rrugëve mbi mjedisin jetësor. Këto vendime të Ministrisë morri vendimin me arsyetim pas kritikave serioze të drejtuara nga UNEKSO në raportin zyrtar në të cilin është kërkuar që të ndalohet ndërtimi i këtyre rrugëve. 

Duke pasur parasysh të gjithë këto informacione, premtimin e BDI-së për ndërtimin e autostradës Trebenisht-Strugë, e vlerësojmë si të parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button