Rasmussen: Intervenimi në Siri nuk është zgjidhja e duhur

Edhe pas masakrave të shumta në Siri, sot, disa orë pasi që një përfaqësues i KB-së deklaroi se në Siri po zhvillohet luftë civile, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen tha se intervenimi i huaj ushtarak në Siri nuk është zgjidhja e duhur.

“Tash për tash nuk ka kurrfarë plani për operacionin e NATO-s në Siri”, theksoi Rasmussen. Ai e konsideron si gabim serioz mos-aftësinë e Këshillit të sigurisë të KB-së që të arrijë pajtueshmëri se si të përforcohet trysnia mbi Damaskun.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, gjithashtu ‘shpreson’ se rrugët e furnizimit të NATO-s nga Pakistani për në Afganistan do të rihapen “jo në një të ardhme të largët”.

Këto komente ai i bëri, pasi Shtetet e Bashkuara këtë javë i përfunduan bisedat me Pakistanin pa marrëveshje për rihapjen e rrugëve, që ishin mbyllur prej se nga sulmi ajror i NATO-s, në nëntor të vitit të kaluar, ishin vrarë 24 ushtarë pakistanezë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button