Ministri serb: Nëse Kosova kërkon Sanxhakun, Greqia duhet ta kërkojë Konstandinopojën

Zëvëndëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka thënë së është budallallëk i pastër që të kërkojë Kosova Sanxhakun, pasi që sipas tij nëse kthehimi pas asnjë shteti në botë nuk do t’i mbeten kufijtë e njejtë.

Lajiq në një intervistë për ‘Sputnik’, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, ku ka theksuar se është mbivlersuar emërimi i ndëmjetësueses së re të dialogut pasi sipas tij rolin kyç në këtë dialog vazhdon ta ketë Uashingtoni, Berlini dhe vetëm një të tretën Brukseli, përcjell lajmi.net.

“Roli i ndërmjetësueses së re në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Angelina Ajhorst është mbivlerësuar, sepse Uashngtoni dhe Berlini do të vazhdojë të ketë rolin kyç ndërsa vetëm një të tretën Brukseli”, ka thënë Ljajiq.

Ai ka theksuar se rezultati i dialogut do të varet nga gatishmëria e Uashngtonit dhe Brukselit për të hyrë në proces për kompromis, shkruan tutje ‘Sptunik.’

Tutje, Lajiq ka thënë se Serbia është gati për kompromis, ndërsa nga ana e Kosovës dëgjojmë vetëm një fjalë – një marrëveshje ligjërisht detyruese.

“Do të hiqja dorë nga ndonjë afat. Marrëveshje më parë mund të arrihej në rrethana krejtësisht të ndryshme ndërkombëtare. Atëherë kur Uashington dhe BE kanë qenë më të interesuar”.

Zëvëndëskryeministri serb ka shtuar se për Serbinë marsi i vitit 2019, dialogun mund ta pret vetëm delgeacioni i ri pasi që janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian në nivelin e Komisionit Evropian por jo edhe përfundimi i këtij dialogu siç ka thënë Presidentii Kosovës, Hashim Thaçi.

“Sigurisht kompromisi është fjalë kyçe që të arrihet një marrëveshje sepse nuk ka marrëveshje nëse kemi zgjidhje të njëanshme. Serbia nuk është e interesuar të ketë konflikt të ngrirë,dhe nuk presim të ketë zgjidhje deri në mars siç ka thënë Thaçi”, ka shtuar Lajiq.

Ndërsa sa i përket deklarimeve që ka bërë së fundmi këshilltari i Presidentit Thaçi në lidhje më Sanxhakun, Lajiq ka thënë se është e pakuptimit dhe nuk vlen as për t’u komentuar.

“Është budallallëk i pastër, sepse nëse zbatohen këto parime asnjë shtet nuk do të mbetet në kufinjët e tanishëm. Çfarë do të thotë se Greqia do të kërkojë Konstandinopojën, arabët të kërkojnë Spanjën”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button