Prodhimet dhe shërbimet e Maqedonisë prej tani lirshëm në tregun evropian

Marrëveshjen të cilën e nënshkroi Instituti i Maqedonisë për akreditim për njohje të ndërsjellë të akreditimeve me Organizatën evropiane të akreditimit dhe Marrëveshjen për njohjen multilaterale të akreditimit në sferën e testimit dhe kalibrimit me organizatën botërore për akreditim – Organizata ndërkombëtare për akreditim të laboratorëve mundëson që prodhimet dhe shërbimet e Maqedonisë të akredituara nga Instituti i Maqedonisë mund lirshëm të gjenden në tregjet evropiane pa kërkesa shtesë teknike.

“Ky ishte proces i gjatë i cili zgjati më shumë se katër vite dhe me sukses përfundoi, tha drejtori i Institutit për akreditim të Maqedonisë Tërpe Ristoski, në shënimin e sotëm të Ditës botërore nën parullën “Mbështetja për ushqim të sigurtë dhe pije të pastër për pije”.

Kontribut ndaj kësaj dha edhe projekti për ndërtimin e kapaciteteve të Institutit i zbatuar nga 1 shkurti i vitit të kaluar përmes IPA programit. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button