Premtimi që po fundos katër qeveri

(LIBERALIZIMI I VIZAVE) kjo derë që hap lëvizjen e lire të qytetareve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian, po del të jetë “stuhi” e fortë që po godet politikbërjen e liderët Kosovarë tash e 8 vite. Ishte qeveria Thaçi ajo që kishte premtuar për 12 muaj liberalizim të vizave, Thaçi II pas 3 vitesh premtoj për 5 Muaj e ne erdhëm në vitin 2018 me premtime mujore.

Pra, Liberalizimi i Vizave, një proces nder me të lehtët që ka Kosova karshi proceseve më të mëdha ( si p.sh. Anëtarësimi në OKB, NATO e BE dhe zgjidhja e problemeve kufitare më Serbinë) po fundos plot 4 qeveri të republikës sonë më të njëjtin premtim dhe më të njëjtin dështim.

Qeveria Thaçi I dhe II, Mustafa dhe Haradinaj po bien të mposhtur nga një proces që do cilësohet nder me të lehtët karshi problemeve që e kanë kapluar vendin.

Festat e ministrave më shampanjë, premtimet e kryeministrave, bredha e ardhje- shkuarjeve në Bruksel, buzëqeshjet e sfilitura, falja e tokës etj. etj. do jene vetëm pjesë e Historisë sepse Liberalizimi i Vizave nuk do të behet as këtë vit pa e luftu krimin,korupsionin dhe burgosjen e të kurruptuarve që gjinden ne pozita të larta shtetrore.

Pra torturimi i qytetareve tash e 8 vite ka qenë vetëm premtim vote dhe kënaqje politike për liderët, ndërsa e vërteta është se asnjëra prej tyre nuk do të behet sepse të gjitha kanë qënë gënjeshtra.

Qershori po ike dhe bashke më qershorin se bashku me qershiat po ike edhe premtimi për vizat, për të na u rikthyer bashkë më festat e dhjetorit që natyrisht edhe atëherë do jetë vetëm premtim.Mos besoni në këta lider se jo Liberalizimin e Vizave po asnjë proces nuk e përfundojnë në qoftë së nuk e kanë biznes të tyre dhe përfitim personal, sepse qytetari për ata është gjithmonë në rend të dytë.

Shihemi në premtimet e pas qershorit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button