Sasho Mijallkov thotë se e kupton aktakuzën e rastit “Arka”, por nuk ndjehet fajtor

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në seancën e sotme gjyqësore të rastit “Arka” tha se e ka kuptuar aktakuzën, por para gjykatës tha se nuk ndjehet fajtor. Fajtor thanë se nuk ndjehen edhe të akuzuarit tjerë, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë thanë se e kanë kuptuar aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Më parë, Gjykata vendosi që i akuzuari Goran Grujovski të gjykohet veçmas në procedurën e rastit “Arka”.

Në rastin “Arka”, Prokuroria Speciale i akuzon tre ish funksionarë të DSK-së dhe një të MPB-së për shpërdorim të mbi 860 mijë eurove, për furnizimin e pajisjes për përgjim. PSP vlerëson se të dyshuarit kanë shpërdoruar para të shtetit për pasurim personal nëpërmjet disa marrëveshjeve dhe anekseve për furnizimin e pajisjes për spiunim dhe mirëmbajtjen e tyre.

Edhe pse ndodhet në Greqi, Goran Grujovski do të gjykohet në rastin “Arka”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button