“Emri”, Koxias: Kam marrë 800 letra kërcënuese, plumba dhe kuti të mbushura me gjak

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, në një intervistë për radion greke “News 247”, zbuloi se ka marrë numër të madh të kërcënimeve me vdekje për të dhe familjen e tij, plumba dhe kuti të mbushura me gjak, por edhe të mbushura me dhe, njofton Portalb.mk.

Shefi i diplomacisë në intervistë thotë se gjuha e urrejtjes në Greqi përfundimisht duhet që të ndalojë.

“Kam marrë 800 letra me kërcënime për jetën time dhe të familjes sime. Kam marrë kuti të mbushura me gjak dhe më thonë se ka gjak të familjes sime. Por edhe kuti të mbushur me dhe, e cila ka qenë e përlyer me gjak. Kam marrë plumba të ndryshëm. Ku është prokurori? Këtu kemi vetëm shpifje, këtu kemi vepra penale që arrijnë deri në krim. Gjithashtu sikur edhe me përpjekjet që Qeveria dhe ministrat, të mos e kryejnë detyrën e tyre sipas zgjedhjes s tyre, ashtu siç e cakton Kushtetuta, por në bazë të shantazheve dhe kërcënimeve. Këto janë krime të rënda, sipas ligjeve greke, për të cilat nuk shoh dikush që të reagojë”, tha Koxias në intervistë, duke shtuar se i ka gjetur emrat dhe numrat e telefonit të personave që i janë kërcënuar, por prokurori nuk ka reaguar me arrestim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button