Kryetari Taravari priti futbollistin e mirënjohur në kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij futbollistin  e kombëtares së Zvicrës, me prejardhje nga Gostivari, Admir Mehmedi, transmeton Portalb.mk.

“Njerëzit tanë të cilët jetojnë jashtë vendlindjes janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë, sidomos ata të cilët shënojnë suksese në sferën e shkencës, kulturës dhe sportit. Para disa ditësh patëm nobelistin Ferid Murad, ndërsa sot kemi mysafir në Komunën tonë futbollistin me famë botërore, Admir Mehmedi. Na bën nder që është sot këtu me ne dhe shpresoj se karriera e tij e cila ka filluar patra dhjetë vitesh, do të vazhdojë edhe dhjetë vite tjera, si në kombëtaren e Zvicrës, ashtu edhe në klubet futbollistike ku ai do të luajë”, theksoi Taravari.

Admir Mehmedi falënderoi kryetarin Taravari për mikpritjen dhe i dëshiroi atij sukses në qeverisje, duke uruar që Komuna e Gostivarit të ketë një zhvillim dhe përparim sa më të madh në të gjitha fushat.

Në shenjë respekti ndaj njëri-tjetrit, Taravari dhe Mehmedi shkëmbyen dhurata simbolike. Mehmedi i dhuroi Taravarit fanellën e kombëtares zvicerane me numrin 18, ndërsa Taravari Memedit i dhuroi pllakatën e  Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, Mehmedi është futbollisti i parë shqiptar, i cili ka shënuar gol në Kampionat Botëror të futbollit. Shkaku i një operacionit të ligamentit, Mehmedi në këtë  kampionat botëror nuk është pjesë e kombëtares së Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button