Holandë, mijëra shoferë në grevë për rritje të pagave

Mijëra shoferë të autobusëve në Holandë kanë hyrë në grevë me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoferët e autobusëve me thirrjen e Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve në Holandë (FNV) shpallën grevë të paktën 3 ditore në gjithë shtetin.

Për shkak të grevës, autobusët në një pjesë të madhe të shtetit nuk po funksionojnë. Ndërsa për këtë arsye ndodhën edhe ndërprerjet në transportin publik.

Në një deklaratë nga FNV thuhet se ende nuk është arritur në marrëveshje për ndërmarrjen e hapave konkrete të nevojshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe se për këtë arsye kanë marrë vendim për të hyrë në grevë.

FNV që nga muaji tetor i vitit të kaluar po realizon takime me punëdhënësit për përmirësimin e pagave dhe të kushteve të punës.

Kurse shumica e shoferëve të autobusëve të qytetit Amsterdam, Rotterdam dhe Hagë nuk morën pjesë në grevë për shkak se janë të lidhura me kontrata të ndryshme.

Mijëra shoferë të autobusëve për shkaqe të njëjta edhe në muajin janar kishin realizuar grevë njëditore dhe kishin njoftuar se do të mbajnë greva të reja në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button