Tusk: BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen nga Trumpi

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen, për shkak të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një letër dërguar udhëheqësve të BE-së, Tusk shkroi se “marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të presidentit Trump”, transmeton REL. 

Tusk, i cili do të kryesojë një samit dyditësh të liderëve të BE-së në Bruksel, nisur nga e enjtja, tha se “ndarjet, për faqt të keq, shkojnë përtej tregtisë”.

“Derisa shpresojmë për më të mirën, duhet të bëhemi gati për skenarët më të këqij për Unionin”, tha Tusk.

Trump, këtë muaj, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera aleate. BE-ja është përgjigjur me taksa hakmarrëse.

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button