Një vit burg për armëmbajtje pa leje për gjyshin e Tamarës, plotësisht do të gjykohet për tentim vrasje të Todorovit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin për gjyshin e Tamarës nga Velesi, i cili ishte dënuar me burg me kusht për armëmbajtje pa leje. Ljupço Stojanovski me vendimin e shkallës së dytë duhet të vuajë një vit burg efektiv.

Për më 11 korrik është caktuar seanca për fjalët përfundimtare për veprën e dytë për të cilën akuzohet “tentim vrasje”. Ai më 1 qershor të vitit të kaluar qëlloi me armë në drejtim të ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Avokatja e tij, Pavlina Zefiq, tha se do të ndërmarrit të gjitha hapat juridik për të kundërshtuar aktgjykimin.

Stojanovksi ka pranuar fajin e tij për gjuajtjen me armë në drejtim të Nikolla Todorovit, të cilin e akuzoi për vdekjen e mbesës së tij Tamara, e cila për shërim duhej të dërgohej jashtë shtetit, ndërsa sipas disa informacioneve Ministria e Shëndetësisë kishte vonuar dokumentacionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button