Zjarr në Manchester, evakuohen shtëpi

Më shumë se 30 shtëpi janë evakuuar ndërsa një zjarr i madh vazhdon të përhapet në Manchester.

Zjarri në Saddleworth Moor, është shpallur një incident i madh dhe ushtria është në gatishmëri për të ndërhyrë. Zjarri nisin mbrëmjen e të dielës, u intensifikua të hënën gjatë motit të nxehtë dhe u përhap të martën, i ushqyer nga erërat e forta, transmeton TCH.

34 shtëpi janë evakuuar po nuk ka raporte për të lënduar. Shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit konfirmojnë se zjarri po përhapet më tej, me tymin dhe flakët që shihen nga kilometra larg.

Njerëzit janë paralajmëruar të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura, pavarësisht motit të nxehtë. Zjarrfikësit thonë se po përballen me rrethana të vështira, si i nxehti i madh, dhe po punojnë duke sfiduar edhe terrenin e vështirë. Kryebashkiaku i Manchesterit falenderoi ekipet e zjarrfikësve edhe nga rajonet fqinje, që iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e flakëve.

Zyrtarët e shëndetit këshillojnë ndërkohë njerëzit që të lajnë fytyrën shpesh dhe të hidratohen duke pirë ujë, pasi tymi, që është përhapur për qindra kilometra përreth, është irritues dhe mund të acarojë sytë dhe fytin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button