Messi apo Ronaldo, më i miri? Ja zgjedhja që bën Paolo Maldini

Duket si një gënjeshtër, por dje, aolo Maldini ka mbushur 50 vjet. Kapiteni historik i Milanit dhe ekipit kombëtar italian, i biri i një legjende tjetër, Cesare Maldinit, është një histori e gjallë e futbollit dhe e gjithë Italia i përulet. Ish-emblema kuqezi dha disa intervista, disa prej të cilave shkuan në “Mediaset Italia”, ku ai, gjithashtu, komentoi momentin e Cristiano Ronaldos pas tri ndeshjeve të para në Kupën e Botës në Rusi:

“Cristiano ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, tani ai është bërë një qendërsulmues i pandalshëm në zonë. E mbaj mend atë në ekstrem. Pavarësisht nga mosha, ende po luan si jë i ri, është në formë të lartë dhe vendimtare”, transmeton Telesport.al.

Pavarësisht falënderimeve për yllin portugez, “Paolino” zgjodhi Leo Messin në sfidën e përjetshme midis dy starëve të futbollit botëror: “Mes Messit dhe Cristianos unë gjithmonë zgjedh Leon. Argjentinasi jo vetëm shënon, por edhe krijon. Ai ka një stil të luajturi, që unë e pëlqej shumë. Nëse duhej të zgjedhja, nuk do të kisha asnjë dyshim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button