Ngjyra që e shohim në terr nuk është e zezë, madje ka edhe emërtim special për të

Nuk është e rrallë të ngrihesh në mes të natës dhe të hapësh sytë e të mos shohësh asgjë. Gjithҫka është e errët, gjithҫka e zezë. Por jo, rezulton se nuk është e zezë. Ngjyra që perceptohet nga syri njerëzor në errësirë të plotë ka një emër, të paktën në gjermanisht e quajnë Eigengrau që përkthehet gri intriseke (esenciale) ose gri, shkruan Bota.al. Një term i krijuar në shek XIX nga psikologu gjerman Gustav Theodor Fechner që mes shumë gjërave të tjera shpiku psikofizikën dhe futi nocionin e mesatares në statistika.

Edhe pse në gjuhë të tjera nuk ka fjalë specifike për ta emërtuar në kodin hexadecimal ka. Ata që dinë të përdorin HTML dhe CSS (kode) dinë që e zeza përfaqësohet në hexadecimal si #000000, ndërsa Eigengrau do të jetë #16161d. Me raste quhet Eigenlicht, dritë ose dritë intriseke (esenciale), sepse në të vërtetë tonaliteti gri që shohim në mungesë të dritës është rezultat i sinjaleve që dërgojnë nervat optikë.

Eigengrau është më e qartë se e zeza. Duhet të kujtojmë këtu se kur shohim ngjyrën e zezë në kushte normale e shohim, sepse thith të gjithë dritën e asaj që e rrethon. Nëse nuk ka dritë, teorikisht nuk mund ta shohim ngjyrën e zezë, sepse nuk kemi asnjë referencë me se ta krahasojmë kështu p.sh e shohim qiellin e natës më të zi, sesa është në të vërtetë, sepse marrim si referencë kontrastin me yjet.

Disa e konsiderojnë Eigengraun si një zhurmë vizuale, sepse ajo që perceptojmë është një sfond me pika të vogla të zeza dhe të bardha që përzihen vazhdimisht. Shkencëtarët besojnë se sinjalet që dërgojnë nervat tanë optikë në retinë janë për trurin të padallueshme nga ato të prodhurara nga fotonet reale kur ka dritë dhe kjo është arsyeja që shohim ose besojmë se shohim një sfond gri. Në imazhin e mëposhtëm mund të shohim sesi është ngjyra Eigengrau.

Duket e zezë në të vërtetë? Nëse do ta krahasonim me të zezën, atëherë shihet ndryshimi.

Sipas analizave dhe testeve të realizuara pas 20 minutave në errësirë të plotë Eigengrau që perceptojmë fillon e qartësohet dhe fillojnë të shfaqen re dhe imazhe të sfumuara të ngjyrës. Disa shkencëtarë argumentojnë se Eigengrau mund të jetë nënshtresa nga ku fillojnë e lindin halucinacionet hipnagogjike.

Këto haluҫinacione janë të natyrës auditive, vizuale madje mund të jenë edhe të prekshme dhe fillojnë e prodhohen pak para fillimit të gjumit. Janë të shpeshta tek fëmijët nga mosha 6-15 vjeҫ edhe pse tek disa persona mund te zgjatin përtej adoleshencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button